Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë një person në Tiranë, dyshohet se konflikti nisi për hedhjen e mbeturinave


TIRANË – Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur këtë të enjte në zonën e Ali Demit, pranë minibashkisë në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Dritan Aga, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pasi Aga kishte hedhur disa mbeturina në zonë. Në këto rrethana ai është përfshirë në një debat verbal me një person tjetër, i cili dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur me thikë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi motivet e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.