
Është hequr porta e hekurit dhe gardhi në Kakome që ishte vënë prej vitesh dhe pengonte hyrjen e qytetarëve në plazh.
Nuk dihet ende se kush e ka urdhëruar heqjen e portës së hekurit, shkruan Saranda Web.
Pak ditë më parë u hoq gardhi dhe telat me gjemba në Rrjoll si dhe një gardh me tela me gjemba në fshatin Dardhë të Librazhdit që pengonte fshatarët e zonës nga vajtja në burimet e ujit.