
35-vjeçari Armando Selmanllari ka humbur jetën në një aksident me motor në autostradën Fier-Lushnjë.
Aksidenti ka ndodhur në Vajkan ndërsa dyshohet se i riu ka humbur drejtimin e motorit dhe ka dalë nga rruga.
Njoftimi
“Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”