Vendosni fjalën kyçe....

Policia aksion kontrolli në rrugë e lokalet në Elbasan


Policia e Shtetit e mbështetur nga RENEA po zhvillon një aksion për kontrollin e territorit dhe evidentimin e elementëve kriminalë në Elbasan.

Efektivët po kryejnë kontrolle në lokale dhe në rrugë për të gjetur persona të inkriminuar apo në kërkim.

Duket se aksioni vjen pas mbledhjes së Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano me vartësit e tij ku ka kërkuar llogari për gjendjen e rendit në vend dhe marrjen e masave për parandalimin e elementëve kriminalë.