Mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar probleme me aksesin në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, të cilat janë në pronësi të kompanisë Meta.
Sipas raportimeve të shumta në platforma të tjera online, përdoruesit kanë hasur vështirësi në hyrjen në llogaritë e tyre, publikimin e përmbajtjeve, rifreskimin e faqeve dhe përdorimin normal të shërbimeve.
Problemet duket se kanë prekur përdorues në vende të ndryshme të botës, duke ngritur dyshime për një ndërprerje me shtrirje globale të platformave.
Deri më tani, Meta nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me raportimet për problemet teknike dhe as nuk ka sqaruar shkakun e ndërprerjes së mundshme.
Facebook dhe Instagram numërojnë miliarda përdorues aktivë në mbarë botën dhe çdo problem i gjerë teknik në këto platforma shkakton menjëherë reagime të shumta në internet.
