
Pesë oficerë policie u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një pritë të armatosur ndaj pjesëtarëve të Gardës Civile në rajonin e Nahuatzen, në shtetin Michoacán.
Sekretariati i Sigurisë Publike i Michoacán (SSP) raportoi zyrtarisht se incidenti ndodhi këtë të enjte pasdite dhe u krye nga një grup i dyshuar anëtarësh të një celule kriminale të armatosur me armë të kalibrit të lartë, shkruan BB.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur policët kërkuan përforcime pas një sulmi fillestar nga të dyshuarit.
Sulmi u zhvillua pranë komunitetit La Mojonera, në rrugën që lidh komunat Nahuatzen dhe Zacapu.