
Trump, deklaroi se Irani po zgjat tepër arritjen e një marrëveshjeje dhe për këtë arsye do të “duhet të paguajë çmimin”. Kjo deklaratë ka hedhur dyshime të reja të forta mbi bisedimet e paqes mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Teherani u shpreh se do të rishikojë angazhimin e tij diplomatik me Shtetet e Bashkuara, pas asaj që e quajti si shkelje të përsëritura të armëpushimit nga ana e Uashingtonit.
Ky zhvillim pason një shkëmbim të ashpër zjarri, i cili shënon një nga eskalimet më të rëndësishme që kur Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një armëpushim në prill.
Shkëmbimi i sulmeve u nxit nga rrëzimi i një helikopteri amerikan Apache pranë Ngushticën e Hormuzit, dy anëtarët e ekuipazhit të të cilit u shpëtuan me sukses.
Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për rrëzimin e helikopterit dhe deklaruan se u përgjigjën duke sulmuar 20 objektiva iranianë rreth ngushticës. Pas kësaj, Irani ndërmori sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Jordani, Kuvajt edha Bahrein, ku fatmirësisht nuk u raportuan viktima apo dëme në infrastrukturë, shkruan Reuters.