Vendosni fjalën kyçe....

“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”/ Tirana e paralizuar për 5 ditë


Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të zhvillohet përgjatë datave 18–22 maj 2026 dhe do të organizohet në pesë etapa, të shtrira në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe bashkitë ku do të kalojë turi. Në garë pritet të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe shtete të tjera europiane.

Për shkak se itinerari i aktivitetit përfshin disa prej akseve dhe qyteteve kryesore të vendit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së turit.

Sipas autoriteteve, në terren do të angazhohen strukturat vendore të policisë, shërbimet e Policisë Rrugore dhe forca mbështetëse, me qëllim ruajtjen e rendit publik, sigurimin e lëvizjes së sportistëve dhe eskortimin e skuadrave përgjatë gjithë itinerarit të aktivitetit.

Itinerari i etapave

-Etapa I-data 18.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

 

-Etapa II-data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

 

-Etapa III-data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

 

-Etapa IV-data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

 

-Etapa V-data 22.05.2026

Orari i bllokimit: 10:00

Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.