“Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja për të gjetur njerëz në ndërtesën në lagjen Darnytskyi”, shtoi burimi nëpërmjet Telegram.
Numri i mëparshëm zyrtar ishte të paktën 16 viktima.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Moskës pas sulmeve të fundit ruse, duke theksuar se sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë dhe të zbatohen plotësisht.
“Duhet të ketë një përgjigje të drejtë ndaj të gjitha këtyre goditjeve. Dhe presioni mbi Moskën duhet të jetë i tillë që ata të ndiejnë pasojat e terrorizmit të tyre atje. Është e rëndësishme që sanksionet globale kundër Rusisë të mbeten në fuqi. Përgjegjësia e Rusisë për këtë luftë dhe presioni ynë me sanksione duhet të funksionojnë plotësisht”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X.
