Vendosni fjalën kyçe....

Forcat amerikane thonë se kanë qëlluar ndaj një anijeje iraniane në Gjirin e Omanit


Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njofton se ka qëlluar dhe ka neutralizuar një cisternë nafte me flamur iranian në Gjirin e Omanit.

Në një postim në rrjetet sociale, ushtria amerikane thotë se cisterna, e quajtur M/T Hasna, po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian, në kundërshtim me bllokadën e SHBA-së.

Pas paralajmërimeve të përsëritura, SHBA qëlloi ndaj anijes me një top nga një avion i marinës, duke e nxjerrë jashtë funksionit, thuhet në njoftim, shkruan BBC.

“Hasna nuk është më në tranzit drejt Iranit”, shkruhet në reagim. “Bllokada e SHBA-së ndaj anijeve që përpiqen të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane mbetet plotësisht në fuqi.”