Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Shkatërruam objektet bërthamore në Iran, nxjerrja e tyre një proces i gjatë dhe i vështirë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në rrjetin social Truth Social se operacioni “Çekiçi i Mesnatës” ka shkatërruar plotësisht objektet bërthamore në Iran.

Ai kritikoi gjithashtu CNN dhe media të tjera, duke i akuzuar se nuk u japin meritat e duhura aviatorëve amerikanë dhe se përpiqen t’i nënvlerësojnë ata.

Operacioni “Çekiçi i Mesnatës” është emri i koduar për një operacion të kryer nga SHBA-të qershorin e kaluar, dhe pa 125 avionë ushtarakë amerikanë të synonin tre objekte bërthamore iraniane: Fordo, Natanz dhe Isfahan.

“Operacioni Çekiçi i Mesnatës ishte një shkatërrim i plotë dhe total i objekteve bërthamore në Iran. Prandaj, nxjerrja e tyre (gërmimi) do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

CNN-i i lajmeve të rreme dhe rrjete të tjera mediatike të korruptuara nuk arrijnë t’u japin meritat që meritojnë aviatorëve tanë të shkëlqyer – gjithmonë përpiqen t’i ulin dhe t’i nënvlerësojnë – HUMBËS!!!”