Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi ndaj Berishës për dosjen “Partizani”, Balla thirret si dëshmitar


GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës më 30 prill, ora 12:00, ku pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, njëkohësisht kallëzues në këtë çështje.

Më herët, gjykata ka pranuar edhe kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama, në hetimet që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar gjithashtu dëshmitë e biznesmenit Paro Laçi, si dhe të shtetasve Albert Xhani dhe Isa Tare.

Prokurorja e SPAK Enkelejda Millonai ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të 11 personave. Në seancën e radhës do të dëshmojnë:

Taulant Balla- Kallëzues
Albert Xhani- President i klubit të futbollit Partizani
Afrim Tole- Ish-drejtori i klubit Partizani
Isa Tare- ish-Presidenti i klubit shumësportësh Partizani
Bujar Labinoti- Ish-drejtori i Partizanit
Dhurata Çela- drejtoreshë e Agjencisë së Pronave në Tiranë
Petrit Kullolli-Topograf