
Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka reaguar me tone ironike ndaj planeve të SHBA-së për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke u shprehur që amerikanët të “shijojnë” çmimet aktuale të karburantit dhe se së shpejti do të ndiejnë mall për çmimet e mëparshme.
Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi pasi tregjet e energjisë u rihapën pas dështimit të bisedimeve midis SHBA-ve dhe Iranit për një marrëveshje të re, ndërsa Trump deklaroi se do të vendosë bllokadë ndaj porteve iraniane.
Në një postim në platformën X, ai shkruan: “Shijoni çmimet aktuale të karburantit. Me të ashtuquajturin ‘bllokim’, së shpejti do të ndjeni nostalgji për naftën me 4–5 dollarë,” duke e shoqëruar reagimin me një hartë që duket se paraqet çmimet e karburantit në zonën e Uashingtonit.
