Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një 26-vjeçar për vjedhje në Laprakë, dyshohet se ka kryer edhe të tjera më parë



Një shtetas 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke kryer një vjedhje në zonën e Laprakës.

Sipas njoftimit të policisë, i riu dyshohet gjithashtu për katër vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme dhe rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2, kapën shtetasin A. B., 26 vjeç, duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni është rezultat i punës së përbashkët për goditjen e paligjshmërisë në fushën e pronës dhe sigurisë publike.