Vendosni fjalën kyçe....

Pashkët Katolike, mbahet mesha solemne në Katedralen e Shën Palit në Tiranë


Besimtarë katolikë u mblodhën në Tiranë për të kremtuar vigjiljen e Pashkës, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit. Pak pas orës 22:00 nisi mesha në katedralen e “Shën Palit”, ku besimtarët morën pjesë në lutje dhe reflektim.

Në përkujtim të sakrificës së Krishtit, ata respektuan periudhën 40-ditore të Kreshmës, duke kufizuar ushqimin sipas traditës fetare.

Gjatë festës së Pashkës, besimtarët marrin pjesë në meshën e mëngjesit dhe ndjekin ritualet tradicionale, përfshirë thyerjen e vezëve të kuqe dhe shkëmbimin e urimeve.

Kjo ditë shërben gjithashtu si një moment bashkimi familjar, faljeje dhe pajtimi, ku familjet mblidhen rreth tryezës për të festuar së bashku.