
Në takimin me qytetarët e Durrësit, kreu i PD-së Berisha akuzoi ish-zv.kryeministren Belinda Balluku se ka grabitur pasuritë e shqiptarëve ndërsa kryeministri Rama po mban peng vendin dhe nuk i heq imunitetin edhe pse ajo ka 300 apartamente e 15 markete të regjistruara.
Ai theksoi se vendi nuk mund të presë zgjidhje nga një organizatë kriminale si narkoqeveria e Ramës.
“Që të dalin dokumente duke vjedhur dhe ka tre muaj që mban vendin peng dhe nuk i heq imunitetin asaj që ka të regjistruara 300 apartamente. 15 markete, 2-3 vila në Dhërmi, pa llogaritur cfarë ka në Greqi dhe vende të tjera. Para dy ditësh ju tha ju se ka bërë punë të jashtëzakonshme, por ajo ka bërë vjedhje të jashtëzakonshme. Por vjen një moment që duhet të pranojmë që këta njerëz që janë në pushtet për të garantuar të drejtat e shqiptarëve, apo që të vjedhin çdo ditë dhe të qëndrojnë mbi ligjin. Nuk kam dëgjuar që të ketë qeveri që të kapet hajdute dhe të bëjë ligjin që nuk mund të kapet. Kjo është njësoj ‘si të thuash që vjedhja është legjimite’. A mund të presim nga organizatë kriminale zgjidhje? Përkundrazi cdo ditë që kalon bëhet më keq. Ai fushatën e bëri me integrimin europian. A do lejojmë ne që kriminelë si Rama dhe Vuçiç të mbyllë dyert e Europës për ne? Kurrën e kurrës! Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çifligun e tij për ta vjedhur. Por tashmë stina është e demokratëve”, tha ai.