
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kryesisë për datën e protestës që do të mbahet në 24 janar.
Në një prononcim për median, Berisha deklaroi se opozita po planifikon protesta të ndryshme, të cilat do të shqyrtohen dhe do të vendosen në kohën e duhur.
Ai theksoi se mesazhi i PD-së për qeverinë është i qartë: “ik një minutë e më parë”.
Berisha: Kemi diskutuar për protesta të cilat do të gjitha do të shqyrtohen dhe do vendosen në kohën e duhur.
Pyetje: Të tipit? Mund të na i shpjegoni pak më qartë?
Sali Berisha: Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.
Pyetje: Zoti Berisha, a keni ju një thirrje ndaj protestuesve dhe në një formë ose në një tjetër, pritet që 24 janari t’i ngjajë 21 janarit?
Sali Berisha: 21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të.