Vendosni fjalën kyçe....

Rritet niveli i lumenjve Starovë dhe Vërdovë, rrezik për dalje nga shtrati në zonën e Pogradecit



Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin e Starovës dhe lumin e Vërdovës, duke shtuar rrezikun e daljes së tyre nga shtrati.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se në terren janë angazhuar forca të shtuara për vëzhgimin e prurjeve. Strukturat përgjegjëse ndodhen në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se niveli i ujit vijon të rritet ose paraqiten problematika në zonat e banuara.

Banorëve, veçanërisht atyre që jetojnë pranë lumenjve, u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, duke shmangur lëvizjet e panevojshme pranë shtratit të lumenjve.

Sipas institucioneve përgjegjëse, deri në këto momente Bashkia e Pogradecit paraqitet si zona më problematike sa i përket ndikimit të motit të keq, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm.