Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria në udhëkryq ekonomik, 95% e shqiptarëve në gjendje tejet të vështirë” – Tabaku


Deputetja e PD Jorida Tabaku deklaroi mbrëmjen e sotme se vendi ndodhet në një udhëkryq ekonomik me më shumë se 95% të shqiptarëve që përballen me probleme të shumta ekonomike.

Ajo tha se shtrenjtimi i çmimeve përpara festave solli edhe rënie të konsumit.

“95 % qytetarëve sot ndodhen në një situatë të vështirë ekonomike. Kemi një ekonomi që nuk prodhon. Bujqësia dhe fasonet ishin dy sektorë që eksportonim më shumë dhe si rezultat i zhvlerësimit të euros këto janë në një situatë jo të mirë. Pra ne ndodhemi në një udhëkryq ekonomik”, tha Tabaku në News24.