Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, arrestohet autori



Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë një 19-vjeçar nga fshati Asim Zenel, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë një 24-vjeçar nga Gjirokastra.

Gjithashtu, nisi procedimi penal ndaj një 18-vjeçari nga Gjirokastra për “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk e ka denoncuar në Polici.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici.