Vendosni fjalën kyçe....

SHBA arreston presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se forcat amerikane kanë “kapur” presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij gjatë një sulmi ushtarak në shkallë të gjerë ndaj vendit, përfshirë kryeqytetin Karakas dhe objektiva ushtarake.

Lajmi u konfirmua nga zyrtarë amerikanë për CBS News, ndërsa Trump doli publikisht duke pohuar se operacioni ishte kryer me sukses.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot, në orën 11:00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”- tha Trump.

Sipas informacioneve të deritanishme, sulmet përfshinë goditje ajrore në Karakas dhe në disa baza ushtarake strategjike.

Split image of flames and smoke over Caracas.

Pamje të transmetuara nga mediat dhe të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kolona të mëdha tymi dhe zjarre në disa zona të kryeqytetit.

Qeveria e Venezuelës i ka hedhur poshtë pretendimet e Uashingtonit dhe ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar si “agresion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti Maduro shpalli gjendje emergjence kombëtare, duke thënë se vendi po përballet me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të tij.

Autoritetet venezueliane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht kapjen e Madurros dhe bashkëshortes së tij.

An explosion following strikes in Caracas

Zhvillimet vijnë pas javësh tensionesh të përshkallëzuara mes Uashingtonit dhe Karakasit, gjatë të cilave Trump rriti presionin politik, ekonomik dhe ushtarak ndaj Madurros, duke e akuzuar regjimin e tij për trafik droge, shkelje të të drejtave të njeriut dhe minimin e demokracisë.

Presidenti amerikan kishte paralajmëruar më herët se nuk përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake kundër Venezuelës.

Situata mbetet e paqartë dhe jashtëzakonisht e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet dhe pritet të ketë reagime të forta diplomatike lidhur me pretendimet e Uashingtonit dhe pasojat e mundshme të këtij operacioni ushtarak.

A fire burns near vegetation in Caracas, Venezuela.