Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali takon Ali Ahmetin në Tetovë: Të çojmë përpara kauzat shqiptare dhe proceset integruese


Ministrja e Jashtme Spiropali ka takuar në Tetovë kreun e e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarin Bujar Osmani dhe kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Takimi u përqendrua në kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe çuarjen përpara të kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike.

Shqipëria do vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, veçanërisht në funksion të ruajtjes së stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të progresit të integrimit të dy vendeve tona.

“Tetovë – Mes miqsh të mirë, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike. Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, veçanërisht në funksion të ruajtjes së stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të progresit të integrimit të dy vendeve tona.” – shkruan Spiropali.