
“Ose do rrëzohet Edi Rama, ose do shuhet opozita”, tha kreu i PD-së Berisha.
Në një deklaratë drejtuar qytetarëve dhe partive opozitare, kryedemokrati tha se opozita dhe qytetarët zbresin sot në rrugë me mision të vetëm dhe të qartë largimin e narkoshtetit.
“Së pari do të sqaroj se ky është një proces inaugural. Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë. Pasi kemi faktuar çdo gjë të betuar, që do të vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit. Ne e nisëm këtë me foltoren para Kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën atë, por gabuan. Se ajo kishte një mesazh se ai shesh, do të jetë sheshi i lirisë. Vazhduam në Parlament, ku opozitës iu mohua çdo hapësirë kushtetuese. Zbresim në shesh pasi Rama përdori gjykatën Kushtetuese, organin më të lartë për të firmosur licencën e vjedhjeve të tij dhe qeveritarëve të tij pa u shqetësuar. Pra, këtë protestë do ta merrni që ndalet dhe një herë, një ansambël i tërë dhe do të ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës.”, tha ai.