Vendosni fjalën kyçe....

Policia arreston në Serbi një 23-vjeçare, grabiti me dhunë një grua në Tropojë


Policia njofton se në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted” është arrestuar në Serbi një 23-vjeçare e përfshirë në një vjedhje me dhunë në Tropojë në vitin 2021.

Gjykata e Kukësit e kishte dënuar më parë me 3 vjet e 4 muaj burgim, ndërsa autoritetet po punojnë për ekstradimin e saj drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”.

Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë.

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.

Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.

Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.