
Shqipëria ka mundur me jo pak vështirësi Andorrën në fushën e kësaj të fundit duke siguruar vendin e dytë që do të thotë pjesëmarrje në playoff-in e botërorit 2026.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Asllani në minutën e 67-të.
Serbia nga ana e saj u mund në Angli duke mos pasur asnjë mundësi për të pretenduar vendin e dytë.