Vendosni fjalën kyçe....

Makina merr flakë në tunelin Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy drejtimet



Një automjet ka marrë flakë këtë të mërkurë brenda tunelit në rrugën Kardhiq–Delvinë, në rrethana ende të paqarta. Si pasojë, qarkullimi është bllokuar në të dy drejtimet.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarrfikëset e Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës janë nisur menjëherë drejt tunelit, ku po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vend për të menaxhuar trafikun dhe për të garantuar sigurinë e automjeteve të tjera që lëvizin në aksin nacional.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.