Vendosni fjalën kyçe....

“Altin Troplini shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut në Manëz” – Denoncimi te Berisha për Dumanin


Kreu i PD-së-Berisha ka denoncuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani se ditën e sotme ka shkuar në shtëpinë e Kreshnik Farrukut në Manzë të Duirrësit. Sipas kryedemokratit, Dumani dhe shoferi i tij janë shkëputur nga eskorta dhe janë futur brenda banesës së Farrukut.

Ky i fundit  u lirua nga burgu në maj 2025 pasi ishte arrestuar nga SPAK më 11 janar 2025. 51-vjeçari njihet gjithashtu edhe me emrin Kreshnik Budlla ndërsa në dhjetor 2024, gjykata kishte sekuesruar dhjetëra pasuri të Kreshnik Farrukut dhe vëllezërve të tij.

Breaking News. Qytetari dixhital informon:

Se Altin Troplinin sot në mëngjes me një eskortë të madhe ka shkuar në Manzë, aty ai vetëm me shoferin është ndarë nga eskorta dhe ka shkuar në shtëpinë e Kreshnik Farrukut për të cilin qytetari dixhital e denoncoi se ka marrë 5 milionë euro për të falsifikuar dosjen. – shkruan Berisha.