Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Nju Jorkut pas takimit me Ramën: Vizita ime në Shqipëri ngjalli spekulime, erdha për të forcuar miqësinë


Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, me të cilin zhvilloi një takim zyrtar, i pasuar nga një konferencë për mediat.

Gjatë deklaratës së tij, Adams tha se vizita në Shqipëri kishte ngjallur “spekulime të shumta”, por theksoi se qëllimi i saj ishte forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Jemi angazhuar për të folur se si mund të krijojmë një marrëdhënie simbiotike, edhe në tregti me produkte që prodhohen këtu apo atje,” u shpreh Adams, duke shtuar se dëshiron të krijojë ura bashkëpunimi midis të rinjve shqiptarë dhe atyre amerikanë.

Dua të ftoj të rinjtë tuaj të vizitojnë Amerikën dhe të rinjtë amerikanë të vizitojnë Shqipërinë. Duhet të jemi bashkë për të përballuar sfidat globale. Nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar, por ndajmë të gjithë të njëjtin fat,” deklaroi ai.

Në lidhje me komentet që qarkulluan mbi qëllimin e vizitës, kryebashkiaku i Nju Jorkut tha se “ka pasur shumë spekulime pse jam këtu, por unë kam ardhur për të përshëndetur e për të mësuar nga një mik, dhe për të forcuar një miqësi që nuk na lejon të kemi ndasi.

Në përmbyllje, Adams shprehu mirënjohje ndaj Kryeministrit Rama:
Do të mësojmë nga njëri-tjetri. Faleminderit, miku im, që më bëtë të mundur të jem këtu.