Vendosni fjalën kyçe....

Polemikat/ Universiteti i Harvardit fton profesorin “drag queen” të mbajë leksione etnografie “queer”


Plani i Universitetit të Harvardit për të pritur një profesor vizitor “drag queen” për kurse mbi etnografinë queer dhe ndikimin kulturor të një spektakli të vjetër drag, mbetet në rrugën e duhur pavarësisht politikës së administratës Trump për të kundërshtuar “ideologjinë woke”.

Institucioni i Ivy League aktualisht është në një betejë ligjore me administratën Trump lidhur me miliarda fonde federale që kërkon t’i shkurtojë për arsye të ndryshme.

Ftesa e Harvardit për Kareem Khubchandani – një profesor i asociuar në Universitetin Tufts, i cili gjithashtu performon si “drag queen” me emrin Laëhore Vagistan – u bë në korrik dhe u vu në qendër të vëmendjes këtë javë nga New York Post dhe media të tjera. Khubchandani, studimet dhe aktivizmi i të cilit fokusohen në jetën queer, do ligjërojë etnografinë queer këtë vjeshtë dhe një kurs mbi shfaqjen “RuPaul’s Drag Race” në semestrin e pranverës 2026, shkruan Rt.

Sipas New York Post, Khubchandani e ka bërë personazhin e tij drag “një pjesë integrale të pedagogjisë së tij.” Në intervista, profesori ka shpjeguar se “Lawhore” është një lojë fjalësh me emrin e qytetit pakistanez, Lahore, ndërsa “Vagistan” i referohet nënkontinentit Indian të imagjinuar si organ gjenitale femërore.

Në një shkrim të vitit 2022 të titulluar ‘Eksperimenti Seksual në Ivy Leagues’, revista National Interest citoi Khubchandani-n si një shembull të akademikëve që i shndërrojnë universitetet e SHBA-së në “inkubatorë të fundamentalistëve gjinorë”, duke argumentuar se studentët po pajisen me “terminologji gjithnjë në zgjerim për orientimin seksual” dhe inkurajohen të ndjekin aktivizmin “pa kultivuar një ndjenjë të përulësisë intelektuale.”