Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, ish-kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg


Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit kishte kërkuar shfuqizimin e masës, duke argumentuar se nuk përbën më rrezik për prishjen e provave, pasi SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Në dokumentet e paraqitura, Veliaj theksonte se nuk ekziston asnjë mundësi për të ndikuar në provat e çështjes.

Por SPAK kundërshtoi kërkesën e tij, duke pretenduar se dëshmitarët ende nuk janë marrë në pyetje të gjithë para togave të zeza, dhe për këtë arsye ekziston rreziku i ndikimit apo intimidimit prej tij, duke qenë se ka mbajtur poste të larta shtetërore.

Gjykata e Lartë pranoi argumentet e SPAK dhe vendosi që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës të vijojë të mbahet në qeli, deri në përfundim të procesit gjyqësor.