
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, u takua në New York me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, ku diskutuan rëndësinë e marrëdhënieve Izrael-Siri për sigurinë rajonale, përcjell YNetNews.
Sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit, diskutimet përfshinë prioritetet amerikane në Siri, luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për gjetjen e amerikanëve të zhdukur.
Rubio theksoi se “kjo është një mundësi për Sirinë që të ndërtojë një shtet të qëndrueshëm dhe sovran,” duke iu referuar edhe lehtësimit të sanksioneve ndaj popullit sirian, si pjesë e një njoftimi historik të Presidentit Trump më parë gjatë vitit.