Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier-Patos pranë një karburanti, dy persona të plagosur



Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, pranë një karburanti lokal. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tonazhit të rëndë që ishte i parkuar në vendin e ngjarjes.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet policia bashkë me grupin hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.