Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria amerikane asgjëson një tjetër barkë të nisur nga Venezuela: Po transportonte drogë (Video)


Ushtria amerikane ka asgjësuar një tjetër barkë që sipas Uashingtonit po transportonte drogë nga Venezuela.

Sulmi ndodhi në ujërat ndërkombëtare dhe sipas presidentit amerikan tre trafikantët që ishin në bordin e saj ishin asgjësuar.

Ky është sulmi i dytë ndaj një mjeti ujor të nisur nga Venezuela që u asgjësua pak ditë më parë nga ushtria amerikane.

Ushtria amerikane ka vendosur disa anije luftarake e aeroplane në ujërat pranë Venezuelës për të luftuar kartelet e drogës ndërkohë që i ashpër ka qenë reagimi i presidentit të vendit Maduro.