
Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj iu kthye akuzave ndaj ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit, kreut të Nisma Thurje Endri Shabani, duke e quajtur këtë të fundit tradhëtar në më shumë se një rast.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lapaj tha se partia që drejton po e mban mandatin me anë të deputetes Ana Dajko në mënyrë që të mos e marrë “tradhëtari” Shabani.
“Ne po e mbajmë atë mandat që të mos e marrë ai tradhëtari dhe ta çojë andej nga qeveria. Se po të mos ishte tradhëtar nuk do bënte atë që bëri. Ana Dajko nuk e do atë mandat, po e mban që të mos e marrë ai tradhëtari. A jeni të bindur që gjithë sistemi është bërë që të mos shkojë mandati atje ku duhet. Zonja Ana Dajko do flasë me letra, me propozime ligjore, nuk do jetë deputete klasike me ato fjalimet në Kuvend. Ajo ka nga mbrapa një ekip me avokatë dhe profesorë të së drejtës penale. Pse e kam të lehtë unbë që erdhi kjo punë deri kë tradhëtia. Mallkova gjë unë, u dorëzova? Ne po bëjmë një tur qytet më qytet.” – tha Lapaj.