Vendosni fjalën kyçe....

Belinda Balluku rikonfirmohet si ministre e Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministre



Belinda Balluku është rikonfirmuar në detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe në postin e zëvendëskryeministres në kabinetin e ri qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi për rikonfirmimin e saj u bë i ditur gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u prezantuan ndryshimet dhe konfirmimet në strukturën e re të qeverisë për mandatin e ardhshëm.

Balluku, një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ramës në vitet e fundit, ka mbajtur të njëjtat pozita edhe në qeverinë e mëparshme.