
Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen, raporton Report Tv që citon burime ende të pakonfirmuara.
Preitet që dorëheqja e tij të zyrtarizohet ditën e nesërme. Dredha e ka drejtuar bashkinë e Vlorës prej korrikut 2023. Arsyet e dorëheqjes nuk dihen ende.
Lëvizja më e fundit vjen pas një fushatë dorëheqjesh të nënkryertarëve të bashkive dhe krerëvë të njësive administrative në gjithë vendin pas thirrjes së kryeministrit Rama. Ky i fundit në disa raste e ka kritikuar publikisht Dredhën lidhur me drejtimin e bashkisë së Vlorës.