Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria tre pikë shprese ndaj Letonisë, në tetor luan “finalen” ndaj Serbisë


Shqipëria ka fituar ngushtë ndaj Letonisë në “Air Albania”, rezultat tejet i rëndësishëm për synimet e kombëtares për sa i përket një vendi në Botërorin 2026.

Me Anglinë, që mbrëmjen e sotme shpartalloi Serbinë 4-0 dhe është praktikisht e kualifikuar, lufta është për vendin e dytë. Golin e vetem të Shqipërisë e shënoi Asllani me një 11-metërsh të fituar nga Qazim Laçi.

Aktualisht ekipi i trajnerit Sylvinho mban vendin e dytë me 8 pikë ndërsa Serbia të tretin me 7 pikë.

Megjithatë Serbia do luajë një ndeshje më shumë se Shqipëria, e pret këtë të fundit më 11 tetor, ndeshje që pritet të jetë vendimtare për sa i përket vendit të dytë.