Vendosni fjalën kyçe....

Babë e bir zihen me babë e bir në Durrës, plagosen baballarët, arrestohen djemtë


Dy të rinj janë prangosur në Durrës pasi gjatë një sherri kanë plagosur baballarët e njëri-tjetrit.

Babë e bir, 46-vjeçari A.E. dhe Rodrigo Elezi 22 vjeç janë përplasur në Spitallë me babë e bir, 47-vjeçarin M.D. dhe 23-vjeçarin Aldo Dubraku.

Gjatë sherrit, Rodrigo Elezi dyshohet se ka qëlluar me thikë 47-vjeçarin M.D. kurse djali i këtij të fundit ka goditur me grushte 46-vjeçarin A.E. dy të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa dy të rinjtë janë arrestuar.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

M.D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir).

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. E. ka goditur me thikë shtetasin M. D., ndërsa shtetasi A. D. ka goditur me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Shtetasi M. D. dhe A. E. janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.”