
Një punonjës i Bashkisë Fushë Arrëz është arrestuar nga policia pas kallëzimit të bërë nga një koleg i tij për përndjekje dhe shpërdorim detyre.
Sipas policisë, 61-vjeçari dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka fyer dhe përndjekur kolegun dhe familjarët e tij përmes rrjeteve sociale, si dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare dhe ka keqpërdorur detyrën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.