
Drejtorët e Bashkisë Kamëz dhe krerët e njësive administrative i janë përgjigjur njëzëri urdhrit të kryeministrit Rama pak ditë më parë, duke dhënë dorëheqjen.
Drejtorët dhe nënkryetarët kanë dhënë dorëheqjet, ashtu si dhe krerët e njësive dhe pritet që kryebashkiaku Rakip Suli t’i pranojë ato, njësoj siç ka ndodhur thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.
Thuajse në të gjitha bashkitë kryesore të vendit, me përjashtim të atyre që drejtohen nga demokratët, drejtorët, nënkryetarët dhe krerët e njësive administrative janë dorëhequr në një fushatë rifreskimi siç e ka quajtur kreu i qeverisë.