Vendosni fjalën kyçe....

Dy orë në SPAK, deputeti socialist, Agron Çela: Isha për punët e mia, nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA


Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela pas daljes mbas dy orësh në SPAK, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat, duke thënë se nuk kishte dijeni për dosjen CEZ-DIA.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.

Mësohet gjithashtu se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje.