Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët ngrenë banderolë për Adem Jasharin: Ai është gjallë


Mijëra tifozë nga Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur në Tiranë këtë mbrëmje për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Atmosfera në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe përreth “Arenës Kombëtare” është e gjallë, me tifozë që shfaqin mbështetjen për ekipin kombëtar shqiptar përmes flamujve dhe pankartave.

Mes tyre është vërejtur edhe një banderolë me figurën e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, e mbajtur nga dy të rinj nga Kosova. Në të shkruhej “Ai është gjallë”, mesazh që për disa tifozë ka ngarkesë simbolike për shkak të historisë mes dy vendeve.