
Partia e Lirisë ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku konteston rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Bashkinë e Kavajës.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka kërkuar rinumërimin e të gjitha fletëve të votimit, duke ngritur dyshime për parregullsi gjatë procesit të numërimit.
“Në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar, kërkojmë rinumërimin e të gjitha fletëve të votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme janë ngritur mbi mbarëvajtjen e këtij procesi,” thuhet në kërkesën e dorëzuar në KQZ.
Autoritetet zgjedhore ende nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me këtë kërkesë.