Vendosni fjalën kyçe....

Pam Bondi: DEA “zbërtheu” kartelin Sinaloa, u kap sasia më e madhe e Fetanilit ndonjëherë


Autoritetet federale amerikane arrestuan 16 persona dhe sekuestruan sasi rekord fentanili, parash, armësh zjarri dhe automjeteve në shumë shtete, duke çmontuar atë që DEA e quan “një nga organizatat më të mëdha dhe më të rrezikshme të trafikut të drogës në historinë e SHBA”.

Heriberto Salazar Amaya, 36 vjeç, i njohur gjithashtu si “El Paisa”, është drejtuesi i dyshuar i një organizate të trafikut të drogës që shpërndan në gjithë jugperëndimin e SHBA-së për llogari të kartelit Sinaloa. Operacionet u zhvilluan në 5 shtete të ndryshme dhe përfshinin konfiskimin rekord prej 400 kilogramësh fentanil në Neë Mexico, si dhe dhjetëra armë, automjete të nivelit të lartë dhe gati 6 milionë dollarë në para.

“Kjo konfiskim historik i drogës, i udhëhequr nga DEA, është një goditje e rëndësishme kundër kartelit Sinaloa që heq helmin nga rrugët tona dhe mbron qytetarët amerikanë nga plaga e fentanilit,” tha Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi.

“Ky rast përfaqëson kapjen më të madhe të vetme nga DEA të pilulave të fentanilit deri më sot. Unë përgëzoj burrat dhe gratë e DEA për punën e tyre të jashtëzakonshme, ditë pas dite, dhe u kujtoj karteleve se DEA është në ndjekje të pamëshirshme dhe nuk do ndalet derisa të shkatërrojmë rrjetet tuaja.”

Rrjeti i trafikut drejtohej nga Heriberto Salazar-Amaya dhe vëllai i tij Rafael për kartelin Sinaloa, shkruan Borderland Beat.

“Ai është kreu. Ai është personi kryeor dhe unë dua që ai dhe të tjerët ata të qëndrojnë në burgjet tona sa më gjatë që të jetë e mundur. Nuk kam dëshirë t’i kthej në Meksikë sepse ata po kalonin kufirin tonë ilegalisht,” tha Bondi.