
Gara ndërkombëtare e çiklizmit “Giro d’Italia”, që për herë të parë zhvillohet edhe në Shqipëri, ka sjellë masa të shtuara sigurie dhe kufizime në qarkullimin rrugor, veçanërisht në qytetin e Vlorës, ku të dielën, më 11 maj, përkon edhe me ditën e zgjedhjeve.
Për shkak të bllokimeve të rrugëve gjatë zhvillimit të etapës së garës në këtë qytet, dega e Partisë Socialiste në Vlorë i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrjen e orarit të votimit deri në orën 21:00, nga 19:00 që parashikon aktualisht Kodi Zgjedhor.
Kjo shtyrje synon të garantojë që qytetarët të mos pengohen nga kufizimet për të ushtruar të drejtën e votës.