
Forca ajrore e Ukrainës mori një nxitje në luftën e saj kundër Rusisë të enjten me mbërritjen e avionëve luftarakë Mirage 2000-5 nga Franca, së bashku me disa F-16 nga Holanda.
Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu konfirmoi transferimin e avionëve Mirage në një postim në X, duke shtuar se avionët luftarakë drejtoheshin nga pilotët ukrainas të cilët janë stërvitur prej muajsh në Francë. Presidenti francez Emmanuel Macron i kishte premtuar Ukrainës avionët Mirage verën e kaluar.
“Qielli i Ukrainës po bëhet më i sigurt!” – komentoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov në një postim në Facebook.
Duke përshëndetur ardhjen e “avionëve të parë luftarakë francezë Mirage 2000 dhe F-16 nga Mbretëria e Holandës”, Umerov tha: “Këto avionë luftarakë modernë kanë mbërritur tashmë në Ukrainë dhe së shpejti do fillojnë të kryejnë misione luftarake, duke forcuar mbrojtjen tonë dhe duke rritur aftësinë tonë për të luftuar në mënyrë efektive agresionin rus”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Macron të enjten për “udhëheqjen dhe mbështetjen e tij”.