Vllaznia e Partizani kanë fituar ndeshjet përkatëse në transfertë duke rimarrë kreun me pikë të barabarta në një kampionat që po dhuron shumë emocione deri tani.
Shkodranët fituan ndaj Skënderbeut në Korçë 4-0 duke e zhytur edhe më shumë ekipin vendas në fund të renditjes ku mbijetesa duket mision thuajse i pamundur. Golat për Vllazninë u shënuan nga Balaj me njëtripletë dhe një nga Mala.
Në ndeshjen tjetër të pasdites, Partizani mundi Teutën në Durrës 2-0. Edhe pse me mungesa pas largimit të disa lojtarëve kryesorë në merkaton e dimrit, kryeqytetasit arritën ta dominojnë ndeshjen duke shënuar me Janjeva e Podstrelov.
Partizani mban kreun për shkak golaverazhi meghithatë ka të njëjtën sasi pikësh me Vllazninë ndërsa në vend të tretë qëndrojnë kampionët në fuqi të Egnatias, me Dinamon që mban vendin e katërt.