Vendosni fjalën kyçe....

Protesta për qasje në segmentin Thumanë-Kashar, banorët bllokojnë trafikun dhe përplasen me policinë


Qindra banorë të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës dhe zonave përreth kanë dalë sërish në protestë ku kërkojnë qasje në rrugën e re Thumanë-Kashar.

Gjatë protestës ata u përplasën edhe me policinë pasi bllokuan autostradën Thumanë-Kashar.

Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i kyçur edhe banorët e këtyre zonave dhe kryer lidhjen me dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re.

Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.