Vendosni fjalën kyçe....

Skandali tek Onkologjiku, Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat ndaj të akuzuarve


Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT.

Masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për personat nën hetim, ku në arrest shtëpia ka lënë shtetasit Edmond Gashi akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”  dhe Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Ndërkohë në masën  detyrim paraqitje janë shtetasit Emiljano Lela, Alketa Ymeri(Pere), Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT, Halil Gashi dhe Drilona Kishta.

    1.Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e                 sigurisë “Arrest shtëpie” dhe shtetasi 

     2.Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT,  i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën  e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

  1. Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.
  1. Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.
  1. Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
  1. Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.

      7.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim          Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Pak ditë më parë u zbulua skema e mashtrimit nga hetimi i prokurorisë ku mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më parë kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Gjithashtu  punonjësit e këtij spitali bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive.