Vendosni fjalën kyçe....

Spiun i dyshuar gjendet i vdekur në rrethana misterioze në Britani


Një ish-komando britanik i akuzuar për spiunazh për llogari tw qeverisë kineze është gjetur i vdekur në rrethana “të pashpjegueshme” një javë pasi u akuzua në gjykatë.

Matthew Trickett u gjet nga një banor i zonws në një park pranë shtëpisë së tij në Maidenhead të martën, tha në një deklaratë policia. Oficerët u përpoqën të ofronin trajtim tw menjwhershwm, por Trickett kishte ndwrruar jetw tashmw.

Policia e përshkroi vdekjen e Trickett si “të pashpjegueshme”, duke shtuar se një hetim pas vdekjes do kryhej “në kohën e duhur”, shkruan BBC.

Trickett shërbeu në Marinsat Mbretërore midis viteve 2007 dhe 2013, përpara se të punonte si oficer i zbatimit të Emigracionit dhe konsulent privat sigurie, sipas raportimeve në mediat britanike.

37-vjeçari u paraqit në gjykatë në Londër javën e kaluar, ku u akuzua se ka ndihmuar shërbimin e inteligjencës së Hong Kongut dhe “ka mbledhur informacion, mbikëqyrur dhe ka mbledhur akte manipuluese ” kundër aktivistëve pro-pavarësisë së Hong Kongut në Britani.

Trickett u akuzua së bashku me Bill Yuen Chung-biu, menaxher i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të Hong Kongut në Londër, dhe Peter Wai, një oficer i Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar me shtetësi të dyfishtë britanike dhe kineze.

As Trickett dhe as bashkëpunëtorët e tij të supozuar nuk pranuan fajwsinw dhe të tre u liruan me kusht. Ata do paraqiteshin sërish këtë të premte në Gjykatën Qendrore Penale.

Gjatë seancës fillestare, prokurorët i thanë gjyqtares Louisa Cieciora se Trickett kishte kërcënuar me vetëvrasje ndërsa ishte në paraburgim dhe tha se ai “do vriste veten” kur u lirua pasi “nuk ka se për çfarë të jetojë”.

Pasi tre burrat u akuzuan, shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee i dënoi akuzat si “të pajustifikuara” kundër qeverisë së qytetit të tij, ndërsa ambasada e Kinës në Britani kritikoi “fabrikimin keqdashës dhe akuzat e pajustifikuara” kundër Hong Kongut.

Hong Kongu është një rajon i veçantë administrativ i Kinës dhe një ish-koloni britanike. Ai qeveris veten në mënyrë autonome, megjithëse Pekinit i lejohet të kryejë disa operacione të zbatimit të ligjit në qytet dhe ushtron njëfarë ndikimi mbi ekzekutivin.

Protestat shpërthyen në vitin 2019 pasi këshilli legjislativ i qytetit propozoi një projektligj që do lejonte ekstradimin e të arratisurve në Kinën kontinentale. Ndërsa Lee e tërhoqi projektligjin, aktivistët – shumë prej tyre me bazë në Perëndim – vijuan të mbronin shkëputjen e qytetit nga Kina. Pekini e konsideron një aktivizëm të tillë si separatizëm të paligjshëm.